RECEL BORONICE
Përveç se ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin . Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit.
RECEL KUMBULLE
Fruti i kumbullës përmban pak kalori (rreth 40), kështu që është shumë i përshtatshëm, si ushqim dietik, për pastrimin e organizmit, por përmban edhe shumë substanca të dobishme, si: beta karroten, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium.
REÇEL KAJSIE
Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm. Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur .
RECEL FIKU
Një dietë e pasur me fiq e rrit në mënyrë natyrale nivelin e potasiumit, duke ndikuar në uljen e presionit të gjakut. Duke qenë se janë të pasur dhe me shumë fibra, fiqtë janë një ushqim shumë i dobishëm për t’u përfshirë në dieta, sidomos për ata që duan të bien në peshë.
REÇEL QERSHIE
Veçantia qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme dhe sëmundjeve të zemrës.
REÇEL MOLLE DHE KANELLË
Përvec mollës, një përbërës bazik është kanella. Antioksiduesit nga kanella stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për karbohidrate. Hulumtimet kanë treguar që me marrjen e vetëm gjysmë lugë të kanellës në ditë mund ta ulni në masë të madhe sasinë e kolesterolit.
REÇEL LULESHTRYDHE
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.Reçeli i luleshtrydheve mbetet antioksidant.Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.
REÇEL FTOI
Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër.Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë .Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave.
REÇEL PJESHKE
Ky frut i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% ujë dhe minerale të ndryshme ndër të cilat më i bollshëm është kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.